Success, failure and the drive to keep creating | Elizabeth Gilbert

by: TED

Download this transcript

Transcript:

[0.0]
Translator: Eva Hoxha Reviewer: Helena Bedalli


[0.0]
Disa vjet me pare isha ne aeroportin JFK te New Jorkut ne momentet para se te nisesha mu afruan dy gra te cilat nuk mendoj se do te fyheshin nese degjonin se i pershkruaja si plaka te vogla italo-amerikane me nje te folur te serte. Ajo qe ishte me e gjata, afersisht kaq, erdhi duke marshuar ne drejtimin tim, dhe filloi, "Zemer, duhet te te pyes per dicka. A ke gje te besh me te gjithe kete "Ha, Lutu, Dashuro" qe po ndodh se fundmi?" Dhe une i thashe, "Po" Ajo ia beri me shenje shoqes se saj dhe filloi "E sheh, te thashe qe eshte ajo vajza. Ajo vajza qe shkruajti ate librin qe bazohet tek ai filmi." (Te qeshura) Kjo jam une tani. Dhe me besoni, jam shume mirenjohese qe jam ai person, sepse me ka ecur shume me "Ha, Lutu, Dashuro". Por me la ne nje pozicion delikat gjithashtu ne ecjen perpara si autore perpiqesha te kuptoja sesi do te arrija do te shkruaja perseri nje liber qe do t'i kenaqte te gjithe, sepse e dija me siguri se te gjithe ata njerez qe kishin adhuruar "Ha, Lutu, Dashuro" do te ishin shume te zhgenjyer ne cfaredo qe une do te shkruaja me pas sepse nuk do te ishte "Ha, Lutu, Dashuro" dhe te gjithe ata njerez qe e urryen "Ha, Lutu, Dashuro" do te ishin shume te zhgenjyer ne cfaredo qe une shkruaja me pas sepse do ti jepte prova se une jetoja akoma. Keshtu qe e dija se nuk kisha asnje menyre qe te fitoja, dhe duke e ditur qe nuk kisha asnje menyre per te fituar me beri te konsideroja seriozisht per ca kohe te hiqja dore dhe te levizja ne fshat e te rrisja qen 'Corgi'. Por nese do ta beja kete, nese do te hiqja dore se shkruari, do te humbisja prirjen time qe e dua kaq shume, keshtu qe e dija se qellimi ishte te gjeja nje menyre per t'u inspiruar per te shkruar librin tjeter pavaresisht ketyre rezultateve te pashmangshme negative. Me fjale te tjera, duhet te gjeja nje menyre per te siguruar se kreativiteti i mbijetonte suksesit te tij. Dhe ne fund e bera, e gjeta inspirimin, por e gjeta ne vendin me te pamundur dhe me te papritur. E gjeta ne nje mesim qe e kisha mesuar me heret ne jete sesi kreativiteti mund t'i mbijetoje deshtimit te tij. Keshtu qe thjesht u ktheva pas dhe shpjegova, se e vetmja gje qe doja gjate gjithe jetes time, ishte te isha shkrimtare. Kam shkruar gjate gjithe femijerise dhe gjate gjithe adoleshences. Kur u bera adoleshente fillova t'i dergoj tregimet e mia te shemtuara te The New Yorker, duke shpresuar qe te zbulohesha. Pas kolegjit, fillova nje pune si kamariere restoranti, dhe punoja, vazhdoja te shkruaja, perpiqesha shume te publikohesha, dhe deshtoja ne kete gje. Deshtova ne te publikuar per rreth 6 vjet. Keshtu qe per 6 vjet, cdo dite, nuk kisha asgje pervecse letra refuzimi ne kutine time postare. Dhe cdo here ishte shkaterruese, dhe cdo here, me duhej te pyesja veten a duhej te hiqja dore sa isha akoma ne kohe, te hiqja dore dhe t'ia kurseja vetes te gjithe ate dhimbje. Por me pas do te gjeja zgjidhjen, dhe gjithmone ne te njejten menyre, duke thene, "nuk kam per te hequr dore, do te shkoj ne shtepi." Dhe duhet te kuptoni qe per mua te shkoja ne shtepi nuk do te thoshte te kthehesha tek familja ime ne ferme. Per mua, te shkoja ne shtepi do te thoshte t'i kthehesha punes per te shkruar, sepse te shkruarit ishte shtepia ime, sepse e dashuroja te shkruarit me shume se sa urreja te deshtoja ne te shkruar, qe do te thote qe dashuroja te shkruaja me shume sesa e doja egon time, qe ne fund te fundit eshte per te thene se e doja te shkruarin me shume sesa doja veten time. Keshtu qe kjo eshte sesi vazhdoi me tej. Por gjeja e cuditshme eshte se 20 vjet me pas, gjate periudhes se cmendur "Ha, Lutu, Dashuro" e gjeta veten te identifikohesha perseri me ate kamarieren e re dhe te papublikuar qe isha me pare, te mendoja per te ne menyre te vazhdueshme, dhe ndihesha se isha ajo perseri, qe ne fakt nuk ishte nje gjykim racional sepse jetet tona ishin kaq te ndryshme. Ajo kishte deshtuar ne menyre te vazhdueshme. Une kisha pastur sukses me shume se cfare prisja te arrija. Ne nuk kishim asgje te perbashket. Por perse ndihesha sikur isha ajo perseri? Dhe ishte vetem atehere kur po perpiqesha te hiqja dore, ku me ne fund fillova te kuptoj lidhjen e cuditshme dhe psikologjikisht te pamundur ne jeten tone ndermjet menyres sesi e perjetojme deshtimin e madh dhe menyren sesi perjetojme suksesin e madh. Mendojeni ne kete menyre: Per pjesen me te madhe te jetes suaj, ti jetove ekzistencen tende ketu, ne mes te zinxhirit te eksperiences njerezore ku cdo gje eshte normale, e siguruar dhe e rregullt, por deshtimi te hedh befasisht shume larg mu ketu ne erresiren verbuese te zhgenjimit. Suksesi te perpin po aq befasisht po aq larg mu ketu ne te njejten vezullim verbues te fames, te vleresimit dhe te njohjes. Dhe nje nga keto fate shikohet objektivisht nga bota si e keqe, dhe tjetri shikohet ne menyre objektive nga bota si i mire, por nendergjegja jote eshte plotesisht e paafte te beje dallimin ndermjet te mires dhe te keqes. E vetmja gje qe eshte ne gjendje te ndjeje eshte vlera absolute e ketij ekuacioni emocional, distanca ekzakte qe ti je larguar nga vetja. Dhe eshte nje rrezik i njejte ne te dyja rastet ne te humburin atje jashte ne humbetiren e psikikes. Por ne te dyja rastet, del se atje eshte i njejti sherim per vete-permiresim, dhe kjo eshte ajo qe ju duhet te gjeni rrugen per ne shtepi ne menyren me te bute dhe te qete qe te mundeni, dhe nese po pyesni se cila eshte shtepia jote, po ju jap nje ide: Shtepia juaj eshte cfaredo ne bote qe ju doni me shume se sa doni veten. Kjo mund te jete kreativiteti, mund te jete familja, mund te jene shpikjet, aventurat, besimi, sherbimi, mund te jete rritja e qenve 'Corgi', nuk e di, shtepia jote eshte ajo gje te ciles ti i dedikon energjite e tua me nje devotshmeri te tille saqe rezultati final behet i parendesishem. Per mua, ajo shtepi gjithmone ka qene te shkruarit. Keshtu qe pas suksesit disorientues dhe te cuditshem qe kalova me "Ha, Lutu, Dashuro" kuptova se gjithcka qe une duhet te beja ishte ekzatesisht e njejta gje qe beja gjate gjithe kohes, kur isha nje deshtim i corientuar. Duhet te kthehesha te punoja, dhe keshtu bera, dhe ne 2010-n, arrita te publikoja vazhdimin e "Ha, Lutu, Dashuro" Dhe e dini se cfare ndodhi me ate liber? Doli huq dhe une isha mire. Ne fakt, u ndjeva pak si e papershkrueshme, sepse e dija qe e kisha prishur mallkimin dhe kisha gjetur rrugen per ne shtepi te shkruaja per perkushtimin absolut ndaj tij. Dhe qendrova ne shtepine time te shkruaja me pas, dhe shkrova nje liber tjeter qe doli vitin e shkuar dhe ky u prit shume mire, eshte nje gje e kendshme, por kjo nuk eshte ajo qe dua te them. Ajo qe dua te them eshte se po shkruaj nje tjeter tani dhe do te shkruaj nje liber tjeter me pas dhe nje tjeter, dhe nje tjeter dhe nje tjeter dhe shume prej tyre do te deshtojne, dhe disa prej tyre mund te kene sukses, por une gjithmone do te jem e sigurte nga uraganet e mundshem te suksesit per aq kohe sa nuk e harroj se ku jetoj. Une nuk e di se ku jetoni ju, por e di se eshte dicka ne kete bote qe ju e doni me shume se doni veten tuaj. Dicka qe t'ia vleje, meqe ra fjala, se varesia dhe cmenduria nuk quhen, sepse e dime se ato nuk jane vende te sigurta per te jetuar. Apo jo? E vetmja gje qe duhet te beni eshte te identifikoni me te miren, dicka me me vlere dhe qe ju e doni me shume, dhe me pas te ndertoni shtepine tuaj siper saj dhe mos luaj nga ai vend. Dhe nese nje dite , per ndonje arsye mbylleni jashte shtepise suaj nga nje deshtim ose nje sukses i madh eshte detyra juaj te luftoni ne rrugen e kthimit per tek ajo shtepi dhe e vetmja gje qe mund te behet, eshte te ulesh koken dhe te performosh me devotshmeri dhe zell me respekt dhe perulesi cfaredo lloj detyre qe ajo dashuri kerkon te behet me pas. Vetem bej kete dhe vazhdojeni ta beni e perseri e perseri e perseri, dhe une mund tju premtoj ju, nga nje eksperience e gjate personale ne cdo drejtim, mund tju siguroj se cdo gje do te behet me mire. Ju falemnderit.



Description:
More from this creator:
Watch with subtitles in 30 languages on ted.com:

http://www.ted.com/talks/elizabeth_gilbert_success_failure_and_the_drive_to_keep_creating/

Elizabeth Gilbert was once an "unpublished diner waitress," devastated by rejection letters. And yet, in the wake of the success of 'Eat, Pray, Love,' she found herself identifying strongly with her former self. With beautiful insight, Gilbert reflects on why success can be as disorienting as failure and offers a simple -- though hard -- way to carry on, regardless of outcomes. TED Talks is a daily podcast of talks and performances from TED, where the world's leading thinkers and doers give the talk of their lives in 18 minutes (or less). Look for talks on Technology, Entertainment and Design -- plus science, business, global issues, the arts and much more. http://www.ted.com

Find closed captions and translated subtitles in many languages at http://www.ted.com/translate

Follow TED news on Twitter: http://www.twitter.com/tedtalks

Like TED on Facebook: https://www.facebook.com/TED

Subscribe to our channel: http://www.youtube.com/user/TEDtalksDirector

Disclaimer:
TranscriptionTube is a participant in the Amazon Services LLC Associates Program, an affiliate advertising program designed to provide a means for sites to earn advertising fees by advertising and linking to amazon.com
Contact:
You may contact the administrative operations team of TranscriptionTube with any inquiries here: Contact
Policy:
You may read and review our privacy policy and terms of conditions here: Policy